• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 88 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 4.800. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima. Në krahasim me një ditë më parë fatalitetet janë dyfishuar kurse rastet mbeten në po të njëjtat nivele.

Sot janë shëruar 651 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *