• |
ide | kryesore

Dalin detaje tronditëse, si babai i Britney Spears e përgjonte në fshehtësi

-Instant, Paparazzi, Slider



Teksa kujdestaria e Britney Spears po shkon drejt fundit, detaje të reja shokuese kanë dalë në dritë.
I ati i këngëtares, Jamie Spears dhe kompania e sigurisë që ai punësoi për ta “mbrojtur” atë, monitoronin komunikimet e saj, si dhe regjistronin fshehurazi dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë ndërveprimet dhe bisedat me të dashurin e saj.

Një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë, Alex Vlasov ka hedhur dritë dhe ka zbuluar detaje shokuese për publikun mbi mënyrën se si monitorohej dhe menaxhohej çdo aspekt tjetër i jetës së këngëtares për 13 vite.
Deklaratat e tij janë pjesë e dokumentarit të ri të New York Times “Controlling Britney Spears”.

Akuzat e tij janë të vërtetuara me e-mail, me mesazhe, me tekst dhe regjistrime regjistrime në të cilat ai kishte qasje gjatë nëntë viteve si drejtues i sigurisë kibernetike në Black Box.
“Telefoni i saj dhe bisedat private u përdorën aq shpesh për ta kontrolluar atë. Nuk dukej sikur ajo po trajtohej si një qenie njerëzore”, tha ai.
Avokati i babait të yllit të muzikës pop tha për “Time” se të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë nga gjykata.
“Të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë që i ishte caktuar nga gjykata. Veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney-t dhe avokatit të saj të caktuar nga gjykata.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *