• |
ide | kryesore

Dinastia Maldini: gjyshi, babai e i biri kanë shënuar të paktën një gol në Serie A

-Instant, Sport



Ishte ndeshja e tij debutuese si titullar dhe Daniel Maldini e festoi atë në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar edhe golin e avantazhit të Milanit ndaj Spezia, në minutën e tretë të pjesës së dytë, në krosimin e Kalulu. Një goditje me kokë që e fut në histori, duke qenë se ai është lojtari i parë që ka shënuar në Serie A pas gjyshit të tij, Cesare dhe babait të tij, Paolo. Ky i fundit, në tribunë si drejtor i Milanit, festonte, ndërsa në fushë djali i tij 19-vjeçar përqafohej nga shokët e tij të skuadrës.

Goli i fundit i një Maldini, para Danielit sot, ishte shënuar nga babai i tij Paolo në mars 2008: 13 vjet dhe 179 ditë më parë, 4927 ditë. Goli i sulmuesit erdhi 60 vjet dhe 222 ditë pas të fundit të shënuar nga gjyshi i tij Cesare, kundër Catanias në shtator 1961. Daniel Maldini u zëvendësua më pas në minutën e 58, nën duartrokitjet e shokëve të tij të skuadrës dhe pankinës.

“EMOCION I MADH, DUHET AKOMA TA KUPTOJ”
Këto janë fjalët e Daniel Maldini pas ndeshjes: “Ishte një emocion shumë i fortë, për fat të mirë ne fituam, por unë ende duhet të realizoj dhe të vë në rregull idetë e mia. Ishte e vështirë të gjeja hapësira, më mirë shkoi në pjesën e dytë. Pioli më stimulon shumë, më jep sugjerime dhe më ndihmon ashtu si dhe shokët e tjerë të skuadrës, që më mbështetën për të kapërcyer tensionin. Pioli është shumë kërkues ndaj meje, por më ndihmon me këshillat e tij. Trajneri më tha dje që do të luaja. Erdhi tek unë dhe më tregoi topat inaktivë, aty e kuptova që do të luaja nga fillimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *