• |
ide | kryesore

“Kisha pirë shumë, u tregova një idiot”: tifozi i dënuar për racizëm nga Maignan rrëfehet

-Instant, Sport



Tifozi i Juventusit i cili, në Stadium, u bë protagonist i fyerjeve të turpshme raciste ndaj Mike Maignan gjatë ndeshjes kundër Milanit la thyer heshtjen duke u rrëfyer për Voce di Rovigo: “Unë gabova, u solla si një idiot, por kisha pirë shumë birra. Isha jashtë mendjes sime … Isha i papërgjegjshëm dhe bëra një gabim gjigant”. Tifozi, punëtor dhe sindikalisti nga Rovigo, u denoncua dhe u përjashtua nga Klubi i Juventusit, të cilit i përkiste.

I identifikuar nga Digos, që vizualizoi kasetat, të siguruara nga Juventus, të mbikqyrjes në Stadium, ai u denoncua më pas për nxitje të urrejtjes racore. Klubi i Juventusit e përjashtoi atë nga stadiumi për shkelje të rregullave. Përveç kësaj, Klubi i Juventusit Gaetano Scirea i Castagnaro (Verona), në të cilin ai ishte anëtar, e dëboi atë me efekt të menjëhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *