• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho-Sarri e derbi i Romës: në precedentin e vetëm mes tyre, përfundoi me sherr

-Instant, Sport, Video



Derbi roman është gjithnjë me sharm, por asnjëherë më parë si këtë edicion. Jo për pozitën e veçantë të Lazios e Romës në renditje, por për faktin se të dielën në orën 18:00, përballë do të jenë Maurizio Sarri dhe José Mourinho. Duke hedhur një sy pas në kohë, ka vetëm një precedent mes tyre, por që të dy me siguri nuk e kanë harruar. Në 20 Tetor 2018, Chelsea-Manchester United në Stamford Bridge, prodhoi gjithcka që duhej për tu bërë unike: lojë e bukur, e luftuar dhe e vendosur vetëm në sekondën e fundit, me një finale të tensionuar që gati degjeneroi në një rrahje mes pankinave. Special One në atë periudhë do të shkarkohej brenda ndonjë jave, ndërsa Sarri do t’i drejtonte Blues drejt triumfit të Europa League.

Sidoqoftë, në atë pasdite në Londër, ndodhi gjithçka: Chelsea kaloi në avantazh me Ruediger, por u rikuperua dhe u përmbys nga një dygolësh i Martial, e vetëm në minutën e gjashtë dhe të fundit të shtesës londinezët barazuan rezultatin me Barkley. Pikërisht ky gol i mesfushorit shkaktoi reagimin e njërit prej asistentëve të Sarrit, Marco Ianni, i cili bëri një gjest të hapur festimi përpara syve të Mourinhos. Portugezi nuk e duroi dot dhe u ngrit nga pankina furishëm, duke ndjekur italianin. Për të qetësuar zemërimin e tij, u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe lojtarëve, përveç edhe vetë Sarrit, i cili në fund të lojës deklaroi se kishte urdhëruar zëvendësin e tij t’i kërkonte falje Mourinhos dhe, me një elegancë të madhe, pranoi gabimet e pankinës së tij. Paqja u rivendos menjëherë, në pritje për të parë se çfarë emocionesh do të ngjallë tek dy teknikët derbi të dielën në mbrëmje…

https://www.youtube.com/watch?v=_cAHlAjRGYc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *