• |
ide | kryesore

Video/ Aksident i rëndë, humb jetën Viñales: kushëririn e Maverick e shtypën pilotët që e ndiqnin

-Instant, Sport, Video



Dean Berta Viñales, piloti 15 vjecar i kategorisë Supersport, humbi jetën pasi u rrëzua gjatë garës-1 në Jerez. Spanjolli, kushëriri i Maverick Vinales e piloti i skuadrës së administruar nga i ati i pilotit të ri të Aprilias, është goditur e shtypur nga pilotët e tjerë që vinin pas e gjendja e tij u duk menjëherë kritike. Kompeticioni u anullua pas aksidentit të rëndë të Dean Berta Viñales, me pilotin spanjoll që u transportua në spital në gjendje të rëndë, pa mundur tia dalë për shkak të plagëve të marra.

Gara-1, siç është komunikuar nga Dorna, është shtyrë për nesër, informacione të mëtejshme do të jepen në orët e ardhshme. Kushëriri i Maverick, Dean Berta Viñales u dërgua me urgjencë në spital në Sevilje nga ku erdhi edhe lajmi tragjik.

https://www.youtube.com/watch?v=4GuoDdMlxdc&t=9s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *