• |
ide | kryesore

Video/ Brentford ndal Liverpool, por Klopp merr kryesimin e Premier League

-Instant, Sport, Video



Barazim, që mund të quhet edhe një hap fals në kampionat, por që gjithësesi i lejon Liverpool që me 3-3 në shtëpinë e Brentford në javën e 6 të Premier League, të jetë i vetëm në krye të renditjes. Skuadra e Klopp favorizet, kështu, edhe pse nuk përfiton plotësisht, nga humbjet e Chelsea e Manchester United.

Liverpool u befasua nga fillimi i mirë i vendasve, që kaluan në avantazh pas 27 minutash lojë, kur Pinnock shënoi për Brentford. Entuziazmi i tyre megjithatë zgjati vetëm 4 minuta, sepse Diogo Jota barazoi rezultatin pas një asist të Henderson. U duk një ndeshje që Reds mund ta merrnin në shtëpi, e përforcuar më shumë edhe nga përmbysja e rezultatit, pas golit të shënuar nga Salah.

Cështja është se Brentford nuk hoqi dorë e barazoi me Janelt, përpara se Jones të shënonte provizorin 2-3 në minutën e 67 të takimit. Visa barazoi përfundimisht për vendasit, në minutën e 82, duke i dhënë një pikë të cmuar skuadrës së tij e duke ndezur edhe më shumë luftën për kreun e Premier League.

England – Premier League
Chelsea 0 – 1 Manchester City
Manchester United 0 – 1 Aston Villa
Everton 2 – 0 Norwich City
Leeds United 1 – 2 West Ham United
Leicester City 2 – 2 Burnley
Watford 1 – 1 Newcastle United
Brentford 3 – 3 Liverpool



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *