• |
ide | kryesore

Video/ Teuta ngec përsëri, e ndal ish-ortaku i presidentit Hasanbelliu: Dinamo mbetet e pamundur

-Instant, Sport, Video



Barazimi i dytë radhazi për të dy skuadrat që u përballën në Rrogozhinë, për javën e tretë të Superiores, me më shumë kujdes se cduhej. Kampionët e Teutës nuk shkuan më shumë se 0-0 përballë Dinamos së ish-ortakut të presidentit Hasanbelliu, që mbetet e pathyer duke konfirmuar ambicjet për këtë sezon.

Një ndeshje e ekuilibruar, me pak raste shënimi të vërteta, ku të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Dinamo më mirë në gjysëm orën e parë, duke tentuar të gjenin hapësira në prapavijën kundërshtare për të ndëshkuar Qirkon me Cinedu, Samake e Sofranac, por pa sukses. Teuta u ngjit në katedër në cerekortëshin e fundit para pushimit me Gjiorgev e Kallakun, me kapitenin durrsak të pafat, të ndalur nga shtylla.

Skuadrat luajtën në kërkim të gabimeve kundërshtare, pa mundur ti shfrytëzonin edhe kur i gjenin. Ibraimi për ‘nëndetësen’ e Gruda për bregdetarët ishin të vetmit që ngacmuar portat respektive. Me këtë barazim, të dyja skuadrat ndajnë të njëjtën kuotë pikës, nga 5 secila. Në sfidën e radhës, Dinamo do të ndeshet e Partizanin, në derbin e kryeqytetit, ndërkohë që Teuta do të jetë mysfaire ndaj Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *