• |
ide | kryesore

Zgjidhet mosmarveshja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe pse i dhanë fund martesës së tyre para pak vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Bitt duket se akoma janë në një “luftë të hapur” mes tyre.
Pas mosmarrëveshjeve të mëdha në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.

Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.
Sipas mediave të huaja, Jolie u akuzua se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.

Nga ana tjetër, Pitt pretendoi se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.
Tanimë vendimi është marrë dhe mosmarrëveshja më e fundit ligjore midis dyshes mbi pronën në Francë është zgjidhur.
Aktores do t’i lejohet të shesë aksionet e saj në kantinën e verës dhe zonën përreth, ku u martua me Pitt, tek një palë e tretë.
Sipas mediave të huaja, aktorja është e lirë të menaxhojë pronën e saj pas një marrëveshjeje midis dy palëve, dhe jo pas një vendimi të ri të gjykatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *