• |
ide | kryesore

Zyrtari i DASH shton presionin për Berishën, flet për informacione të përpunuara mbi korrupsionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëri i Amerikës pyeti zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar nëse do t’i kalohen autoriteteve zyrtare të Shqipërisë fakte konkrete për implikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në afera madhore korrupsioni, siç pretendon DASH në arsyetimin që e shpalli “non grata”. Escobar thotë se ka shumë mënyra bashkëpunimi me Shqipërinë, por nuk ka pranuar të komentojë çështje konkrete, duke lënë të kuptohet se këto fakte ekzistojnë, sepse siç thotë ai DASH mori kohën e nevojshme për  “të bërë hulumtimin dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit”.

Berisha nga ana tjetër ka pretenduar se SHBA nuk ka fakte dhe se vendimi për ta shpallur “non grata” është bazuar nga raportime të shoqatave të lidhura me Ramën dhe të krijuara nga Soros. Lulzim Basha nga ana tjetër ka thënë se këto informacione ekzistojnë, por ka lënë të kuptohet se nuk do të dalin kurrë nga biseda që ai pati me Sekretarin e Shtetit Filip Riker. Më poshtë një pjesë nga intervista e Escobar për Zërin e Amerikës.

Zëri i Amerikës: Vendimi i Sekretarit Blinken për përcaktimin publik të ish-Presidentit Sali Berisha për korrupsion madhor, ka shkaktuar polemika në Shqipëri, për faktin se ai nuk ka qenë në asnjë pozicion vendimmarrës në të paktën 8 vitet e fundit. Ndërsa ky është një vendim politik nga SHBA, për të çuar përpara interesat e saj kombëtare, disa njerëz ngrenë pikëpyetje se përse ky vendim u mor tani. Në mungesë të një procesi të rregullt ligjor në Shqipëri, a rrezikojnë këto përcaktime të mos arrijnë synimet e dëshiruara? Nësë një gjykatë shqiptare, apo autoritetet shqiptare do t’i kërkojnë SHBA-së të ndajë informacionet, pasi ju thoni se keni prova, nëse ata ua kërkojnë, a janë Shtetet e Bashkuara të gatshme të japin informacione?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit, nuk lidhej me zgjedhjet, me palët brenda…

Zëri i Amerikës: Kur them koha, kam parasysh që ndodhi pas 8 vitesh që ai nuk ishte në pushtet dhe jo koha kur u shpall, menjëherë pas zgjedhjeve.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit. Në lidhje me kalimin e informacionit tek Shqipëria, ne kemi tashmë një bashkëpunim shumë të fortë në fushën e zbatimit të ligjit, por edhe në fushën ushtarake dhe përcjellim shumë informacione. Nuk do të komentoj për ndonjë procedurë të veçantë ligjore, por ne kemi partneritet të mirë me Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Qeveria aktuale ka qenë në pushtet për 8 vjet dhe korrupsioni në Shqipëri ka qenë, po citoj këtu raportin e Departamentit të Shtetit: “i gjithë-përhapur”. Por nuk kemi parë përcaktimin e ndonjë zyrtari në pushtet. A pritet të shohim përcaktime të tjera në të ardhmen?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.



14 Comments

  1. Faktet qe nuk dondalin kurrë do te thot se nuk ka fakte konkrete.
    Amerika eshte kthyer ne nje vend diktatorial ku gjykon, denon njerez veçe i prishet interesi i vet.
    Non grata ka me qindra shqiptarë qe ju refuzohet viza.
    Amerika duhet te dijë nje gje qe eshte ne shqiperi nga Sali Berisha. Tani aziluesit amerikano aziatik pra virusat kinezë kan dekada qe nuk i ndahen shqiperisë. Pyetja shtrohet pse ne shqiperi sillen kinezë per ambasador.
    Qellimi eshte i qarte te irritojnë popullin shqiptarë me ameriken dhe kjo eshte mese e qart.

    1. Ky famozi Escobari, cfare lidhje ka me Escobarin Paulo, bossin e droges?!
      Gazetaria e pyet, a keni prova, famozi Escobar, pergjigjet; ” nuk lidhet me zgjedhjet, me palet qe jane breda”.
      Gazetaria e pyet, ku ishit, kane kaluar 8 vite, famozi Escobar, pergjigjet; “kemi bashkepunim shume te forte ne fushen ushtarake”, mos harro edhe bashkepunimin shume te forte ne specialitetin e Escobareve, Shqiperia eshte vendi 1-re, ne Evrope, per prodhim hashashi dhe i 2-ti, ne bote si vend tranzit dhe shperndares i kokaines, kjo sipas raporteve te Escobar-State Department.
      Gazetaria e pyet, ne 8 vite, Shqiperia eshte kampione bote, per korrupsion sipas raporteve te Escobar-State Department dhe ju nuk kemi pare ndonje mase per pushtetaret, famozi Escobar, pergjigjet; “nuk mundem qe te komentoj per raste te vecanta”.
      Dhe shqiptareve si ngel gje tjeter vetem qe te tundin koken me deshperim dhe te psheretijne; “eeehhh more Talebane, ju jeni ilaci per te gjithe Escobaret e botes”.

  2. Këta janë mutra, nuk janë as amerikanë, por emigrantë të rekrutuar në OJQ e sorosit që pionierë, këta nuk janë amerikanë.

    Nuk kanë asnjë fakt, se po të kishin e kishin futur në burg Berishën, siç ia kishin kërkuar kinezi i mëparshëm lu.

  3. Keshtu kishin informacion per armet kimike e shkaterrimit ne mase ne Irak, por pas 10 vitesh pranuan qe i formacionet e tyre ishin te paverteta. Thjesht e troç shba nuk jane te besueshem më. Dhe ne kosove ka nderhyre rhjesht per interese te tyre jo se u dogj barkun per Kosoven.

  4. Po duroni nje here more specie…… Saliu komunist ka qene…. Milica dihet nga origjina…… Amerikanet nuk te falin po i preke interesat dhe saliu me amortizatore te thym nuk e ka idene se si funksionon ceshtja e te futmes. Ky eshte mesu me ja fut shqiptareve (sic ja ka fut per 30 vjet me klanin kapo-soros se vajza dhe dhendrri kane ngrene buken e Soros-it) dhe i duken te gjithe si shqiptare……..

  5. Po presim o “N”, po presim, por sna kane dhene akoma faktet per Tom Doshin dhe Gjushin qe jane shpallur me kohe non-grata. Edhe kur ja kerkoi Ilirjan Qelbashi dhe prokuroria, nuk i sollen.
    Po per Llallen, cfare sollen? Qe kishte 67 m2 shtepi te pajustifikuar? Per kete e shpallen non-grata?
    Miqesi me shantazhe e presione.
    Po sikur te kemi edhe ne nje dosje e ta shpallim non-grata ndonje kongresmen, do ta perjashtojne nga Kongresi ata?

  6. Ore të kishin fakte këta për Berishën që komplotonte kundër interesave amerikane e kishin tredhë me kohë dhe nga administrata republikane e Bushit ose të Obamës. Ja kishin tredhë k…t me kohë.

  7. I ndjeri P.Arbnori pat thane :”K’ta nuk jane socialista,k’ta jane SPECIALISTA”.
    Dosja per korrupsion madhor e SB-se po pergatitet ne zyrat e SPECIALISTEVE-komunist shqiptar.Grupi i punes qe perpunon dosjen e tij, asht formu’ me kohe ne “TOP SECRET”.
    Fakte 0+1shtese nga Paulina Bilali-George Sorra+0,0000001 nga malsorja-shpellare koreo-kineze Kim.
    Plaku SB,gati per ……!

  8. Ky famozi Escobari, cfare lidhje ka me Escobarin Paulo, bossin e droges?!
    Gazetaria e pyet, a keni prova, famozi Escobar, pergjigjet; ” nuk lidhet me zgjedhjet, me palet qe jane breda”.
    Gazetaria e pyet, ku ishit, kane kaluar 8 vite, famozi Escobar, pergjigjet; “kemi bashkepunim shume te forte ne fushen ushtarake”, mos harro edhe bashkepunimin shume te forte ne specialitetin e Escobareve, Shqiperia eshte vendi 1-re, ne Evrope, per prodhim hashashi dhe i 2-ti, ne bote si vend tranzit dhe shperndares i kokaines, kjo sipas raporteve te Escobar-State Department.
    Gazetaria e pyet, ne 8 vite, Shqiperia eshte kampione bote, per korrupsion sipas raporteve te Escobar-State Department dhe ju nuk kemi marre ndonje mase per pushtetaret, famozi Escobar, pergjigjet; “nuk mundem qe te komentoj per raste te vecanta”.
    Dhe shqiptareve si ngel gje tjeter vetem qe te tundin koken me deshperim dhe te psheretijne; “eeehhh more Talebane, ju jeni ilaci per te gjithe Escobaret e botes”.

  9. Kjo korean veriorja do te na beje pyong-yang
    Dinastia e zah edmut kristaqmonstra.
    Sikur eshte ambasadorja e kim jong kurvit…
    Ska lidhje me ameriken kjo pise e rritur ne kazermat e Guamit.

  10. skandal

    ca niveli o zot!!

    ky është zyrokrat tipik

    zeroo po zeroo

    hajde besoji ketyre , keta janë ordinerë fare me keq se palmer bytha.

    skandal, nivel i ulët fare zyrtarësh më i ulti i mundshëm…

    po ik o eskobar ca i di ti njerëzit që skanë njohuri apo nivel

    kush ta ka mbush mendjen që shqiptarët jane me bisht???

    paçavurre zyrtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *