• |
ide | kryesore

Armë, municione luftarake dhe lëndë narkotike në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ditën e sotme ka arrestuar një 33-vjeçar të cilit iu sekuestruan armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale S.M.

Gjatë kontrollit në banesë 33-vjeçarit iu kap në flagrancë 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike kannabis sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *