• |
ide | kryesore

Dalin exit poll/ Kush do ta qeverisë Gjermaninë pas Angela Merkel

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në orën 18.00 të së dielës u mbyllën kutitë për zgjedhjet e përgjithshme të Bundestagut në Gjermani.

Në një exit poll të publikuar nga Dojçe Vele shihet se CDU-CSU e ish-kancelares Angela Merkel që tani drejtohen nga Armin Laschet është “kokë më kokë” me socialdemokratët e SPD që ndodhen në të njëjtat nivele, me nga 25%. Më pas vijnë “Të gjelbrit” me 15%. Afd dhe FDP kanë nga 11%.

Pas daljes së rezultateve të exit poll, Laschet u shfaq në krah të ish-kancelares Angela Merkel të cilën e falënderoi për mbështetjen.

Armin Laschet -CDU/CSU

“Ne e dinim që do të ishte një garë e ngushtë. Rezultati përfundimtar nuk është i sigurt, por ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rezultat” – pranoi ai, por u shpreh i bindur që do të jenë ata që do të marrin të drejtën për të krijuar qeverinë pasi votat të jenë numëruar.

Ndërsa një tjetër exit poll i kryer ZDF nxjerr socialdemokratët fitues me 26% të votave dhe CDU-CSU me vetëm 24%. Në selinë e socialdemokratëve ka pasur menjëherë brohoritje duke qenë të bindur se kandidati i tyre Olaf Scholz do të jetë kancelari i ardhshëm. 

Olaf Scholz – SPD

I sigurt në fitore u shfaq edhe Scholz përpara mbështetësve të tij. “Kemi marrë një mandat të qartë për të qeverisur” – tha ai.

Këto janë vetëm exit poll pasi nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare dhe pritet një natë e gjatë përpara. Gjasat janë që për të krijuar qeverinë të ketë sërish një koalicion, por të dyja palët kanë përjashtuar një tjetër “koalicion mes 2 partive të mëdha”.

Kush mund ta bëjë qeverinë.

Në bazë të rezultateve paraprake nëse e drejta për të krijuar qeverinë i jepet sërish CD-CSU ajo mund të kërkojë një koalicion me “Të gjelbrit” dhe me “Të majtët”. Me këto 2 forca mund ta bëjë qeverinë edhe SPD nëse do të jetë ajo që do të marrë të drejtën për të krijuar kabinetin.

Rezultatet e exit poll kanë nxjerrë një rezultat zhgënjyes për CD-CSU që humbet gati 8% të votave në krahësim me zgjedhjet e 2017. Një rritje të votave me 4.5% kanë socialdemokratët ndërsa rritjen më të fortë e patën “Të Gjelbrit” me +6.1%. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Koalcionin CDU-CSU mund ta bejne me te gjelberit dhe FDP dhe jo me ‘te majtet’ sic thoni ju. Edhe per SPD i vetmi variant qe perjashton CDU-CSU nga ekuacioni eshte koalicioni me te gjelberit dhe FDP. Per fat koalicioni me ekstremistet e majte te ‘Die Linke’ nuk eshte opsion numerik per asnjeren nga 2 partite kryesore. Duke pas parasysh qe para 4 vjetesh Merkel deshtoi ne negociata qe te beje nje koalicion dysh me liberalet e FDP, veshtire te mendohet qe do gjendet gjuha per nje koalicion tresh qe perfshin antipodet FDP dhe te gjelberit pavaresisht se kush e ka kryesimin e koalicionit. Alternativa me e arsyeshme mbetet koalcioni tradicional CDU-SPD. Ne thelb te dyja partite kryesore kerkuan vazhdimesi dhe jo ndryshim ne keto zgjedhje.

  2. Akuzon Lulashin,
    se po komploton,
    por në fakt Saliu,
    Ramën po ndihmon!

    Ramën po ndihmon,
    ky plak krejt i marrë,
    PD-në që do fort,
    duke e përçarë!

    Me ato që ndodhin,
    sot në kampin blu,
    kush është pro Berishës,
    është njeri pa tru!

  3. Berisha kishte parashikuar rezistence dhe dorëheqje nga Basha, si dhe çdo kryetar, që do ta pasonte atë, për t’i shkuar deri në fund shpërdorimit vetjak, që ai do t’i bënte PD-se, në një karshillëk të tillë “vetëvrasës” me SHBA-të. Pikërisht ky është antiheroizmi si tipar dallues i Berishës dhe që e përcakton përfundimisht atë, si politikanin më të poshtër të kësaj epoke post komunizëm. Berisha po kërkon hapur dhe me këmbëngulje sakrifikimin e të tjerëve për të. Berisha nuk ka qenë hero. Kurrë nuk mund të gjejmë një sakrifikim sado të vogël në funksion të vendit të tij

  4. O ju te rames se cfare lidhje ka saliu me zgjedhjet ne gjermani vetem ju jeni kaq te zgjuar qe takuptoni oju qifte sabriu ishalla se rames mesa duket ikane rene fuqit se po merret me ngrohjen globale ore koke mushmllash he se harrova si ma keni spiropalin mor amani hajt shnet se te tjerat vijne vet

  5. Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe perjashtimit nga grupi parlamentar i PD, ka dale ne terren duke takuar bazen e partise dhe kerkuar “kokën” e Bashes, per ta rrezuar nga kryetar i PD.

    Prandaj thone qe “halli hallit nuk i ngjan”, ku halli i Sali Berishes qe kerkon te shpetoje koken e vet dhe familjes, ku halli i nuses se djalit te tij qe ka problem zgjedhjen e bikinive.Mos u merzit o shpellkar i salihut,ha supen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *