• |
ide | kryesore

Guardiola, vendos rekordin: është tekniku me më shumë fitore në historinë e Manchester City

-Instant, Sport



Triumf me rivalin direkt, në shtëpinë e tyre për më tepër e një rekord unik. Nuk mund të ishte ditë më e veçantë për Pep Guardiolan ajo pas fitores kundër Chelsea. Tashmë Manchester City është rikthyer në krye të Premier League dhe trajneri katalanas ka vendosur një tjetër rekord. Me 221 fitore spanjolli është bërë më i suksesshmi në historinë e Citizens, duke tejkaluar Les McDoëall, i cili arriti 220 suksese, por në trembëdhjetë sezone.

“Jam shumë krenar – komentoi Pep në lidhje me këtë rekord – Kjo periudhë e përjetuar së bashku është madhështore. Ne mund të humbasim ndeshje, madje edhe të humbasim finale, por ne luajmë me guxim të jashtëzakonshëm çdo ndeshje të vetme. Ne shkojmë të luajmë lojën tonë çdo herë dhe kjo më bën krenar”, u shpreh spanjolli, që në karrierë është ulur edhe në pankinën e Barcelonës e Bayern Mynih.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *