• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari kapet me mbi tetë kg kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Autoritetet policore në Itali kanë arrestuar një shqiptar, nën akuzën se ka trafikuar kokainë.

Në banesën e tij, në komunën Castegnato, u gjetën mbi 8 kg kokainë e konfeksionuar në 7 pako nga 1 kg. Ndërsa 1.4 kg të tjera u gjetën në një qese me 6 pako të vogla gati për tregtim.

Shqiptari kishte vetëm pak kohë që kishte mbërritur në Itali e ishte nën vëzhgimin e autoriteteve policore italiane.

Sipas mediave italiane, antidroga e Breshës ishte sinjalizuar për praninë e një furnizuesi të ri droge në territorin e tyre e që kishte në dispozicion një sasi të madhe kokaine të cilësisë mjaft të pastër në tregjet ilegale të zones.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën dhe një pistoletë e mbushur e kalibrit 9×9 me 8 fishekë, 4 400 euro e dy peshore që përdoreshin për tregtimin e kokainës.

Dyshohet se shqiptari ishte trafikant me njohje të nivelit të lartë mafioz në shtetin fqinj. Ai u burgos në burgun e Canton Mombellos, kurse hetimet ndaj tij vazhdojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *