• |
ide | kryesore

Kosovë/ 77 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 77 raste të infektuara me virus. Sot janë shëruar 696 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 758.

“26 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758

Në total numri i rasteve aktive është 4.176″, njofton IKSHPK.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *