• |
ide | kryesore

Longo i bën presion Laçit: “Nëse nuk fitojnë me ne, për ata do jetë katastrofë”

-Instant, Sport



Përplasja me Laçin do të jetë testi i parë i vërtetë për Kukësin e Diego Longos, që vjen në javën e tretë të kampionatit me pikë të plota. E megjithatë, italiani konsideron favoritë bardhezinjtë, duke patur parasysh çfarë ka ndodhur në sezonin e kaluar me kurbinasit fitues në 3 nga 4 përballjet. Cfarë është bërë deri tani pak rëndësi ka për Longon, sepse është shumë shpejt për të parë veten si kryesues: “Pas dy javësh nuk ekziston një kryesues. Ka vetëm favoritë dhe ne nuk jemi, sepse nuk mund të kalosh nga një kampionat në tjetrin, në dy muaj distancë dhe 21 pikë diferencë e të jesh favorit. Të tillë janë Vllaznia, Teuta, që luajnë dhe mirë e janë të organizuar. Partizani, Laci, që sigurisht është mbi ne, sepse vitin e kaluar fitoi 3 në 4 ndeshje me shumë pikë avantazh. Kështu që në do ti marrim ndeshjet me radhë…”

Precedentët mënjanë, fakt është se në Kamëz Blutë zbresin me 6 pikë e Laci me 1 e nëse nuk fitojnë përballë Kukësit për të besuarit e Vukicevic do të ishte një katastrofë: “Sigurisht Laci është favorite. Një skuadër që ka shumë nga lojtarët e vitit të kaluar, ku bënë shumë më mirë se Kukësi. Kështu që janë ata favoritët. Janë nën presion, sepse kanë bërë 1 pikë në dy ndeshje e nëse nuk do të fitojë me ne, për ta do të ishte katastrofë”.

Kukësi ka arritur një 3-1 në dy ndeshjet e para, pas fitoreve të arritura kundër Egnatias e Kastriotit dhe është skuadra e vetme me pikë të plota në Superiore, por problem këtë herë do të jenë mungesat dhe ata që do ti mungojnë në listprezencë Longos nuk janë lojtarë pa peshë. Ndreca, Lulaj e Hila janë të dëmtuar dhe janë stërvitur individualisht, duke bërë që Longo të jetë i detyruar të dezertojë nga formacioni titular, që ka rreshtuar në fushë në dy ndeshjet e para të kampionatit, pavarësisht se italiani nuk kërkon të gjejë asnjë alibi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *