• |
ide | kryesore

Prapaskena e Inter me Onana: që në 2019 ishte menduar si pasuesi i Handanovic

-Instant, Sport



“Vlerësim i shkëlqyeshëm, lojtar për Interin, pasardhës ideal i Handanovic”. Ishte viti 2019 dhe klubi zikaltër, atëherë shumë larg problemeve financiare të muajve të fundit, pasi kishte marrë Lukakun e Conte, i kishte vënë syrin edhe André Onanas. Raportet e vëzhguesve zikaltër që ndoqën portierin e Ajax në sezonin 2018/19 ishin gjithmonë mjaft pozitive. Vit fantastik për ekipin e Amsterdamit, i jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve: Onana ishte gjithmonë në gjendje të mblidhte opinione të kënaqshme, edhe në përballjen e dyfishtë fituese me Juventusin e atëhershëm të Cristiano Ronaldos.

Vlerësim i shkëlqyer tekniko-taktik me nota të larta sa i takon përqendrimit, menaxhimit të topit me këmbë, ndjenja e pozicionit të departamentit, aftësia për të lexuar shfaqjet, pozicionimit mes shtyllave, në ndërhyrje, në kontroll dhe në fund në aftësinë për t’i dhënë siguri të gjithë mbrojtjes. E njëjta gjë vlen edhe për vlerësimin fizik: ai mund të përmirësohet vetëm përsa i përket shpejtësisë, tashmë në krye për sa i përket shkathtësisë, gatishmërisë, forcës, qëndrueshmërisë, ngritjes, koordinimit dhe reaktivitetit. U evidentua për më tepër – një aspekt aspak dytësor duke pasur parasysh llojin e lojës së luajtur nga Interi me Spallettin, pastaj me Conten dhe sot me Inzaghin – një zotërim cilësor në lojën me këmbë, si dhe një saktësi e jashtëzakonshme në topat e gjatë si me të majtën ashtu dhe të djathtën.

Me pak fjalë, që dy vjet e gjysmë më parë ajo që mbërriti në tryezën e drejtuesve të Interit ishte një tregues i qartë i një investimi definitivisht pozitiv që do të bëhej (diçka e tillë ndodhi edhe për Dumfries). Pastaj asgjë nuk u bë (edhe sepse Handanovic sigurisht që nuk ishte në diskutim) por kjo tregon se interesimi i Interit për Onanën, që tani mund të materializohet në fund të sezonit, ka nisur nga kohë më parë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *