• |
ide | kryesore

Princ Willliam, së shpejti me një emision dedikuar mjedisit

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Princi William dhe David Attenborough do të prezantojnë një emision të ri të BBC-së për mjedisin.

Sipas tyre , në emision Princ William  do të flasë me fituesit e “The Earthshot Prize”, një konkurs global që ai nisi së bashku me “The Royal Foundation” në tetor të vitit 2020, në serinë me pesë pjesë.Duke marrë frymëzim nga projekti “Moonshot” i John F. Kennedy i cili avancoi arritjet e njerëzimit, princi emëroi 15 finalistë nga e gjithë bota në fillim të këtij muaji. Fituesit përfshinin një vajzë 14-vjeçare nga India, e cila ka projektuar një karrocë hekurosjeje me energji diellore, kombi i Kosta Rikës, i cili ka qenë pionier i një projekti që paguan qytetarët vendas për të rivendosur ekosistemet natyrore dhe një aplikacion kinez që u lejon qytetarëve të tij të bëjnë që ndotësit të japin llogari.Seriali i BBC-së do të transmetohet nga 3 tetori, dhe secili episod do të përqëndrohet në një çështje të ndryshme mjedisore, mbrojtjen dhe restaurimin e natyrës, rregullimin e klimës, luftimin e ndotjes së ajrit, ringjalljen e oqeaneve dhe trajtimin e mbeturinave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *