• |
ide | kryesore

Pse edhe pse merr më shumë vota, mund të mos bësh qeverinë në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të jesh partia më e madhe dhe më e votuar në zgjedhjet federale gjermane nuk është garanci se do të jesh ti që do të formosh qeverinë.

Në vitin 1969, Kurt Georg Kiesinger i CDU fitoi gati 50% të votave. Ai madje mori një telefonatë urimi nga Richard Nixon, presidenti amerikan në atë kohë.

Por partitë e tjera formuan një qeveri pa të, nën socialdemokratin Willy Brandt. Po kështu në 1976, CDU e Helmut Kohl fitoi pjesën më të madhe të votave, por bashkimi i forcave të SPD të qendrës së majtë dhe FDP liberale formuan një qeveri koalicioni.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Edhe nëse Olaf Scholz i SPD fiton, të Gjelbrit, CDU/CSU dhe FDP mund të formojnë një qeveri pa të. Madje udhëheqësi i CDU-së, Armin Laschet ka kërkuar një mandat nga partia e tij për ta bërë këtë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Midis Qiellit dhe Tokes nuk eshte Vakuum.

    Me e mira u befte. E rendesishme e kjo le ti behet mesim edhe Botes mbare eshte qe Rezultatin e zgjedhjeve nuk e diskuton asnje nga Partite pavaresisht se si jane rezultatet perfundimtare respektive per cdo parti nga e majta estreme e deri tek e djathta ekstreme. Eshte per tu admiruar fakti qe te gjitha partite jo vetem e besojne dhe e pranojne rezultatin por edhe jane gati te bashkpunojne me njera-tjetren per ndertimin e nje koalicioni qe do te formoje qeverine e re per te drejtuar vendin ne keto 4-vitet e ardhme pavaresisht bindjeve te tyre ideologjike.
    Ndjehem me fat qe jetoj ne kete vend i cili keto kohe te veshtira po i perballon si nje grusht i vetem me force e unitet te jashtzakonshem. Das ist Deutschland. Zoti e bekofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *