• |
ide | kryesore

Video/ Bajrami udhëheq Empolin drejt historisë: goli i dytë në Serie A për shqiptarin

-Instant, Sport, Video



Fitore për Empolin në javën e 6 të kampionatit të Serie A. Toskanët mposhtën Bologna në shtëpi 4-2 falë autogolit të Bonifazi e golave të Pinamontit, Bajramit e Riccit, ndërsa për të besuarit e Mihajlovic realizuan Barroë e Arnautovic (që gaboi edhe një penallti). Një tjetër performancë e rëndësishme e mesfushorit të kombëtares shqiptare Bajrami, në golin e dytë në Serie A.

Kundër Bolonjës, numri 10 i Empolit vazhdon të jetë vendimtar, duke shënuar golin e tretë të ndeshjes me penallti, në minutën e 54, duke i cuar shifrat provizorisht në 3-1. Ky ishte goli i dytë i realizuar nga shqiptari në këtë sezon në Serinë A, me fanellën e Empolit, që ka gjetur tek Bajrami një lider të vërtetë, që po i udhëheq drejt historisë. Nëntë janë golat e shënuar nga Empoli deri tani, një rekord për klubin toskan në gjashtë ndeshjet e para të Serie A. Vetëm në 2002/03 (10) Empoli ka marrë më shumë se 9 pikët aktualë në 6 ndeshjet e para të kampionatin më të rëndësishëm italian.

Në ndeshjet e tjera, Sassuolo ka fituar 1-0 ndaj Salernitanës me një gol të Berardit në minutën e 54, ndërsa me të njëjtin rezultat është imponuar edhe Fiorentina në Udine, falë golit me penallti të Vlahovic në minutën e 16.

Italy – Serie A
Juventus 3 – 2 Sampdoria
Empoli 4 – 2 Bologna
Sassuolo 1 – 0 Salernitana
Udinese 0 – 1 Fiorentina



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *