• |
ide | kryesore

Video/ Juventus fiton përsëri, por sa shumë rrezikon: Dybala del në lot nga fusha, edhe Morata i dëmtuar

-Instant, Sport, Video



Politika e hapave të vegjël vazhdon t’i sjellë pikë Juventusit. Pikë të vuajtura, por gjithësesi janë gjithmonë pikë. E duke pasur parasysh momentin, ka pak rëndësi për t’i kushtuar vëmendje estetikës nga Allegri. Pas 3-2 me Spezian, Juve fikson një tjetër 3-2, që konfirmon vështirësitë e grupit bardhezi, por që shërben për ngjitjen në renditje, me fitoren e parë në shtëpi në kampionat e që shërben për të larguar fantazmat.

Sigurisht, performanca kundër Sampdorias nuk është nga ato monumentale, por përshtypja është se diçka po fillon të lëvizë në drejtimin e duhur në tavolinën e shahut bardhezi. Jo në mendje, por të paktën në një nivel tekniko-taktik. Gjithcka mund të quhet në rregull, me përjashtim të lëndimeve, natyrisht. Sepse nga ndeshja kundër Sampdorias, Juventus kthehet në shtëpi jo vetëm me tre pikët, por edhe me problemet muskulare të Dybalas dhe Moratas. Problemet që mund të rëndojnë shumë në tentativën dëshpëruese për rikuperim në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Paulo Dybala, në fakt, akuzoi një problem të muskujve në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Këto janë informacionet e para mbi gjendjen e sulmuesit argjentinas. Tashmë gjatë ditës, ‘Joya’ do t’i nënshtrohet testeve instrumentale për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe për të hartuar një program rikuperimi. Sulmuesi i Juventusit doli në lot pas 22 minutash lojë (në vend të tij Kulusevski), pasi kishte zhbllokuar ndeshjen në Stadium kundër Sampdorias.


Alvaro Morata gjithashtu kërkoi zëvendësimin pasi goditi një top drejt portës së Sampdorias. Numri 9 i Juventusit preku menjëherë kofshën dhe tani gjendja e tij gjithashtu do të vlerësohet në funksion të ndeshjes kundër Chelsea. Kundër anglezëve dhe në derbin me Torinon, Dybala dhe Morata nuk duhet të jenë dhe këtë e konfirmoi Allegri pas ndeshjes: “Nuk do të jenë as me Chelsea as me Torinon, kjo është e sigurt. Është pjesë e lojës, sot na ndodh, por nesër do ti ndodhë një ekipi tjetër. Duhet të jemi të aftë në kompensimin e mungesave”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *