• |
ide | kryesore

Video/ Pedro futet në histori: i treti që shënon edhe me Romën e me Lazion në derbi

-Instant, Sport, Video



Pedro Rodriguez është futur në historinë e derbit të kryeqytetit: falë golit të shënuar në minutën e 19 të pjesës së parë të ndeshjes kundër Romës, sulmuesi spanjoll është bërë lojtari i tretë i aftë për të shënuar në derbi me të dyja fanellat. Para se ta bënte këtë me fanellën bardhekaltër, në fakt, ai gjithashtu kishte shënuar edhe golin që vulosi 2-0 në derbin e 15 majit 2021, me atë verdhekuqe. Para tij, vetëm Aleksandër Kolarov dhe Arne Selmosson kishin pasur sukses në këtë ndërmarrje.

Anësori serb fillimisht shënoi me fanellën e Lazios (derbi i 11 prillit 2009), pastaj me atë të Romës (dy herë, më 29 shtator 2018 dhe 1 shtator 2019). I njëjti rrugëtim për sulmuesin suedez, që shënoi fillimisht dy herë për bardhekaltrit (derbi i 3 marsit 1957 dhe 16 marsit 1958), pastaj tre me verdhekuqtë (derbi i 30 nëntorit 1958, 12 prillit 1959 dhe 18 tetorit 1959).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *