• |
ide | kryesore

Alarm për bombë, evakuohet Gjykata e Selanikut

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Selanikut në Greqi është evakuuar mëngjesin e sotëm pas një telefonate kërcënuese që dha alarm për bombë.

Mediat bëjnë me dije se thirrja është bërë pak para orës 09:00 të mëngjesit në numrin 3-shifror të urgjencës, 112.

Forcat e policisë kanë mbërrutur në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë të gjithë ambientet e gjykatës, dyert e të cilës po qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë që është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në zonën para gjykatës deri në verifikimin e plotë të situatës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *