• |
ide | kryesore

Bild: Serbia kërcënon Kosovën me luftë, rrezik për përplasje mes aleatëve të Rusisë dhe NATO-s

Arkiva, Lajme, Të fundit



Media gjermane Bild e konsideron serioz kërcënimin e Serbisë për Kosovën e cila i ka dhënë një ultimatum 24-orësh NATO-s. Në faqen e parë të Bild shkruhet: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë, ultimatum 24-orësh për NATO-n.

Ajo i referohet tensioneve në kufi në lidhje me çështjen e reciprocitetit për targat mes Serbisë në Kosovës duke theksuar se kjo mund të shndërrohet në një konflikt të armatosur mes atyre që cilësohen si aleatët e Rusisë në Beograd dhe qeverisë së mbrojtur nga NATO në Prishtinë.

Të dielën në mbrëmje Serbia vuri në gatishmëri një pjesë të ushtrisë së saj. Shkak i tensioneve është bërë fakti që prej mesit të shatorit, serbëve që futen në Kosovë u është dashur të ndërrojnë targat e tyre me të përkohshme kosovare.

Qeveria në Prishtinë reagoi duke deklaruar se Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat nga Kosova që pas shpalljes së pavarësisë në 2008. Serbët në Kosovë refuzojnë të ndërrojnë targat e tyre. Qeveria e Kosovës ka dërguar një njësi speciale të policisë në Jarinje dhe Bërnjak një javë më parë për të monitoruar zbatimin e urdhrit të ri.

Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugë të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh të pakicës serbe në Kosovë. Dikush mund të mendojë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por në Beograd i cili ka edhe mbështetjen e Moskës gjërat shihen ndryshe. Ushtria ka disa ditë që lëviz tanket në kufi me Kosovën duke folur për një provokim nga Kosova.



3 Comments

    1. Per momentin nuk eshte e nevojshme as per perforcime shtese te policise, e jo me te FSK (ushtrise), por ne varesi te situates, sipas radhes, te gjithe do jene aty.ne kufi, per t’i kthyer mbrapsht hordhite cetnike. Per momentin po i leme te lehin ,te harxhojne nafte kot, dhe le ta tregojne edhe me shume fytyren e vertete te nderkombetaret. Por po te jete nevoja aty ne kufi i ke te gjtihe. Edhe sot, dhe kishte trupa te KFORIT amerikan dhe kanadez ne te dy pikat kufitare, e jo me po te acarohet situat. Kete Vucici e di, prandaj po nervozohet, se po i shkon e lehura dhe viktimizimi kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *