• |
ide | kryesore

Dean Berta Viñales, letra e dhimbshme e të fejuarës: “Pusho në paqe zemër, ti di gjithçka”

-Instant, Sport



Fundjava tragjike e GP të Spanjës në Superbike, në pistën e Jerez, shënoi një tjetër humbje në Motorsport, me ndarjen nga jeta të Dean Berta Vinales gjatë garës së Supersport 300. Spanjolli 15-vjeçar ishte kushëriri i Maverick Viñales dhe vdekja e tij ka dëshpëruar të apasionuarit pas motorëve dhe mbi të gjitha familjen dhe të dashurit e tij.

Mes atyre që e qajnë djaloshin është edhe një vajzë, Rebecca Ortolà, e cila ishte e dashura e tij. Vajza e re ia besoi dhimbjen e saj mediave sociale, duke shkruar në Instagram një letër prekëse kushtuar Dean, me të cilin ndau ëndrrat e zakonshme të të gjithë adoleshentëve të dashuruar.

LETRA— «Përse? Përse jeta është e tillë dhe i merr njerëzit që do më shumë në këtë botë? Unë nuk kam forcën apo fjalët për të shprehur dhimbjen time tani. Nga dita që të takova, filluam të flisnim çdo ditë derisa u largove … – shkruan vajza -. Që nga dita e parë e dija që ishe ti, pavarësisht ulje-ngritjeve tona në marrëdhënie, isha e sigurt që ne do të ishim GJITHMONË bashkë, pavarësisht gjithckaje, do të ishim gjithmonë ti dhe unë. Do të më mungojnë mesazhet e tua çdo mëngjes: ‘Mirëmëngjes pichucha ime, si ishte dita jote’. Ose mesazhet tuaja romantike që më thoshin: ‘jeta ime pa ty nuk ka kuptim, faleminderit që je me mua pavarësisht gjithçkaje, të dua’, ose ato mesazhe si: ‘ti je e dashura më e mirë në botë, nuk e di si munde të më vësh re, nuk të meritoj … ‘PO, të meritoj, i ke merituar të gjitha të mirat në këtë jetë. Familja dhe miqtë e tu do të jenë gjithmonë me ty. Kush do të më dërgojë një mesazh mirëmëngjesi kur të zgjohem … Ti më la një boshllëk kaq të thellë … Të premtoj se do të shihemi së shpejti, pichucha jote. Siç thashë: ‘gjithmonë bashkë, jeta ime’. Të dua me gjithë qenien time. Pusho në paqe zemër, ti di gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *