• |
ide | kryesore

“Detyra ime është t’i nxjerr para portës”: trajneri i Skënderbeut shfryn ndaj skuadrës pas barazimit

-Instant, Sport

“Erdhëm për të fituar! Vuajtëm në 15 minutat e para edhe për shkak të erës që Egnatia kishte në favor. Ajo ç’ka më kënaq sot nga skuadra është shpejtësia që kishim me topin. Përveç rastit të fundit, në gjithë pjesën të ndeshjes kemi qenë superiorë”. Migen Memelli nuk e fsheh zhgënjimin për një pikë të vetme të marrë kundër Egnatias, pavarësisht se në fushën e rrogozhinasve.


Tekniku i Skënderbeut ankohet për rastet e shumta të shpenzuara para portës nga të tijtë, duke kaluar përgjegjësitë te lojtarët: “Detyra jonë si trajnerë është që ta nxjerrim skuadrën përpara portës. Reagimi është determimant. Patëm shumë raste, por nganjëherë në futboll duhet të kesh edhe fat. Rastet i patëm goxha të mira. Nuk erdhëm si inferiorë, por si skuadër që kërkon të dominojë”.


Në fund, tekniku ka shpenzuar fjalë të mira për Zguron, pavarësisht se lojtari nuk e ka justifikuar me prezencën e tij në fushë: “Zguro vjen nga një dëmtim shumë i rëndë. Nuk është stërvitur gjatë gjithë fazës me skuadrën. Po mundohemi ti japim minuta që ai të përshtatet. Është një lojtar i jashtëzakonshëm për skuadrën tonë. Nuk i kemi kërkuar që të marrë më shumë përsipër në fazën sulmues, por të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Do të shikoni një lojtar tjetër, kur të ketë kondicionin e duhur fizik”, përfundoi Memelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu