• |
ide | kryesore

FOTO/ Napoli ngatërron numrin e Insigne: gafa e klubit në ekranin gjigant të stadiumit bëhet virale

-Instant, Sport



Insigne si Maradona. Të paktën për ekranin e madh të stadiumit të Napolit është kështu. Dje, para ndeshjes së fituar kundër Cagliarit, fotografia e Lorenzo Insigne e veshur me fanellën me numrin 10 u shfaq pikërisht në stadiumin napoletan. E vërteta është se fanella u tërhoq nga klubi pas vdekjes së Pibe de Oro vitin e kaluar. Një gafë e vogël, që bëri zhurmë të madhe e shkaktoi në fakt buzëqeshje, duke pasur parasysh se në fanellën e kaltër të Lorenzos, është stampuar numri 24.

Insigne i bëri menjëherë gjërat të qarta: “Unë kam numrin 24, numri 10 nuk mund të preket. I përket një legjende që e ka sjellë Napolin në krye të botës dhe na ka bërë të gjithëve ne napoletanëve të ëndërrojmë. I përket idhullit tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *