• |
ide | kryesore

Juventus, konfirmohet frika e Allegrit: Dybala e Morata humbin Champions

-Instant, Sport



Juventus humbet Paulo Dybala dhe Alvaro Morata për të paktën disa javë. Pas dëmtimeve të pësuara kundër Sampdorias, argjentinasi dhe spanjolli i janë nënshtruar, në J Medical, testeve të nevojshme, të cilat treguan, përkatësisht, një zgjatje të muskulit semitendinosus të kofshës së majtë dhe një dëmtim të muskujve të shkallës së ulët të bisepsit femoral të kofshës së djathtë. “Të dy do të jenë në dispozicion pas pushimit për angazhimet e ekipit kombëtar”, konfirmoi Juventus në një deklaratë zyrtare.

Dybala, i cili doli i përlotur në minutën e 22, kishte reaguar menjëherë në rrjetet sociale: “Më vjen keq që u largova nga fusha, por i lumtur për fitoren. Do të kryej kontrollin, por tashmë po mendoj të kthehem, sa më shpejt të jetë e mundur”. Spanjolli kishte kërkuar zëvendësimin pasi goditi një top drejt portës së Sampdoria, duke prekur kofshën e tij.

“Nuk do të jenë as me Chelsea as me Torinon, kjo është e sigurt. Është pjesë e lojës, sot na ndodh neve, por nesër do t’i ndodhë një skuadre tjetër. Ne do të duhet të jemi të aftë në kompensimin e mungesave” ishin fjalët e Allegrit pas ndeshjes. Një parashikim i konfirmuar më pas nga testet. Kundër Chelsea dhe Torino, dy sfidat para ndalesës, është i sigurt promovimi i Kean si qndërsulmues. Është e mundur, të paktën me londinezët, të imagjinohet një 3-5-2 për tiu përgjigjur të besuarve të Tuchel, me Chiesa në mbështetje të Kean, ose alternative është në krah bashkë me Kulusevski ose Bernardeschi për një sulm me skemën 4-3-3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *