• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: Shpresoj që vajzat e mia të sillen mirë me mua

-Instant, Paparazzi, Slider



Në “Ditën Kombëtare të Bijave” që festohet në disa vende të botës, Kim Kardashian është kthyer pas në kohë dhe ka reflektuar mbi vitet e saj të adoleshencës ku dhe i ka kërkuar falje nënës së saj, Kris Jenner.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i Keeping Up With the Kardashians po ashtu iu drejtua edhe vajzave të saj të vogla, North dhe Chicago që të ishin më të qeta ndërsa rriten.

Me një foto të saj nga vitet e shkuara, nëna e katër fëmijëve i bëri një dedikim nënës dhe të bijave.
“E pashë që ishte Dita Kombëtare e Bijave, kështu që ky postim i shkon nënës sime dhe vajzave të mia kur të jenë adoleshente. North dhe Chi ju lutem tregohuni të qeta kur të jeni në moshën që kam qenë unë në këto fotografi.
Mami- më fal! Mbaj mend që isha i detyruar këtu sepse Kourtney vodhi makinën tënde vetëm për ta drejtuar atë rreth bllokut dhe në një farë mënyre edhe pse nuk mora pjesë, prapë hyra në telashe! Kështu që ne nuk kishim çfarë të bënim tjetër veçse të bënim fotosesione në garazh. Nuk e bëra unë, thjesht dëgjova atë që tha motra ime e madhe dhe miqtë. Ato ishin ndikime kaq të këqija dhe unë isha perfekte dhe për këtë më vjen keq!”, shkroi Kim.

“Oh, ditët e mira !!!!” Faleminderit Zotit që i mbijetuam asaj faze”, komentoi Kris Jenner në postimin e Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *