• |
ide | kryesore

Konferenca/ Rama përkrah Albin Kurtin në konfliktin me Serbinë. Beogradi bën manovra teatrale

-Instant, Të fundit



Pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama në një konferencë për media ka deklaruar se Serbia po bën manovra teatri në Veri të Kosovës.

“Nuk ka asnjë diskutim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitetin e pakthyeshëm, te pavaresise se Kosoves dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës”

“Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serbë në Veriun e Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës, më shumë se 20 vjet më parë, që sikur kanë dalë nga varri, me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë”, ka deklaruar Rama



3 Comments

  1. Vetem se per balkanin e hapur nuk del dot kundra, se nga njera ane nuk e lejon eproi i tij sorra, ndersa nga ana tjeter rusia. Do thoni ju po çne rusia. Ca gjera jane te thella dhe nuk kapen se lehte e ajer.

  2. Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe perjashtimit nga grupi parlamentar i PD, ka dale ne terren duke takuar bazen e partise dhe kerkuar “kokën” e Bashes, per ta rrezuar nga kryetar i PD.

    Prandaj thone qe “halli hallit nuk i ngjan”, ku halli i Sali Berishes qe kerkon te shpetoje koken e vet dhe familjes, ku halli i nuses se djalit te tij qe ka problem zgjedhjen e bikinive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *