• |
ide | kryesore

“Pa gjak, pa vizion, humbëm 45 minuta”: Vukicevic bën ‘copë’ Laçin e tij

-Instant, Sport



“Pak a shumë pas 20 ditësh nga ardhja ime në pankinë nisi sezoni, dhe ky është proces që do kohë, ndryshuan shumë lojtarë. Jam i lumtur me gjendjen e ekipit, jam i sigurt që rezultatet do të vijnë. Pres një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, pres që gjithçka të shkoj shumë mirë”. Tekniku i Lacit Vukiçeviç nuk mund të mos jetë i kënaqur për përfundimin e ndeshjes me Kukësin. Një 2-2 që shkon përtej asaj që dhanë kurbinasit në fushë, duke qenë se për një orë lojë padron në fushë ishte kundërshtari.

Gjithësesi lumturia për një pikë gati të pamenduar e që erdhi në minutën e 5 shtesë, nuk e zbeh dozën e kritikës për ekipin nga ana e teknikut malazez. “Është ndeshja e tretë që pësojmë dhe ringrihemi. Kundërshtari luajti më mirë se ne i përgëzoj. Në pjesën e dytë kemi shënuar dy gola, kishim një shtyllë, kishim rast me Zarubicën, Fazliun dhe kishim mundësi të fitonim. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, pa gjak, pa vizion, humbëm 45 minuta. Në pjesën e dytë arritëm të kthenim një rezultat 2-0, është gjë e mirë ekipi tregoi që ka karakter” analizoi Vukicevic.

Në fund u ndal edhe në lënien e Guindos në pankinë, ndërkohë që pikërisht aktivizimi i sulmuesit ndryshoi rrjedhën e lojës: “E bëmë sepse Guindo në 3 ndeshjet e para nuk ka shënuar, punon shumë për ekipin por nuk ka pasur mundësi. Donim të provonim si do të shkonte. Ndeshja nuk shkoi siç donim ne” përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *