• |
ide | kryesore

Probleme me drogën e alkoolin, rrëfimi tronditës i Ullrich: “Isha pranë vdekjes si Pantani”

-Instant, Sport



Jan Ullrich ka rrëfyer se e kishte gjetur veten në një situatë dramatike: “Isha afër vdekjes, si Pantani – tha ish-çiklisti gjerman në mikrofonat e podcast-it të Lance Armstrong -. Tre vjet më parë kisha probleme të mëdha, po përfundoja si Marko, pastaj e mora veten. Tani stërvitem çdo ditë dhe e kam lënë alkoolin dhe drogën. Nuk jam vetëm dhe kjo është e rëndësishme. Kisha nevojë për ndihmë dhe tani e kam “.

Ullrich, fituesi i Tour de France në 1997, pranoi se vetë Armstrong i ka qendruar pranë në ato momente të vështira: “Ti erdhe të më shihje dhe kjo më bëri shumë të lumtur. Kisha harruar atë që më bënte të ndihesha mirë: të ngisja biçikletën, duke qenë me miqtë, dashurinë, fëmijët e mi, familjen time. I kisha harruar të gjitha këto gjëra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *