• |
ide | kryesore

Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore

-Instant, Lajme, Të fundit



Menjëherë pas kthimit nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama udhëtoi për në Kosovë ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Rama u prit nga Kurti me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pas takimit, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 10:20. Vizita e Ramës në Prishtinë vjen, kur situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar dhe të dyja palët kanë vendosur forca ushtarake në kufi, teksa ditën e sotme, Ministria e Jashtme e vendit tonë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat e armatosura që të mos nxitet dhunë dhe trazira në veri të Kosovës.

Që prej 18 shtatorit kryeministri Edi Rama ndodhej në Nju-Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.



4 Comments

  1. Akti pare i pare i Rames pas ketij takimi duhet te jete nje telefonate ne Beograd me mesazhin e qarte se Balkani i hapur sapo perfundoi.

  2. Berisha kishte parashikuar rezistence dhe dorëheqje nga Basha, si dhe çdo kryetar, që do ta pasonte atë, për t’i shkuar deri në fund shpërdorimit vetjak, që ai do t’i bënte PD-se, në një karshillëk të tillë “vetëvrasës” me SHBA-të. Pikërisht ky është antiheroizmi si tipar dallues i Berishës dhe që e përcakton përfundimisht atë, si politikanin më të poshtër të kësaj epoke post komunizëm. Berisha po kërkon hapur dhe me këmbëngulje sakrifikimin e të tjerëve për të. Berisha nuk ka qenë hero. Kurrë nuk mund të gjejmë një sakrifikim sado të vogël në funksion të vendit të tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *