• |
ide | kryesore

Rama nuk ikën nga Prishtina pa sulmuar Albin Kurtin: Këtë mandat do bëhem kosovar, por s’do vij këtu për fushatë e as për të votuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk mund të largohej nga Kosova pa e lëshuar një thumb tjetër ndaj Albin Kurtit. Në fund të një bashkëbisedimi që pati me studentë të Universitetit të Prishtinës, i pyetur se përse s’ka në kabinetin “Rama 3”, ministra nga Kosova, Rama u shpreh se këtë mandat do të bëhej vetë kosovar duke nënkuptuar marrjen e nënshtetësisë. Por “nuk do të vij të bëj fushatë për vota këtu. Mos të ketë frikë asnjeri. As nuk do të vij të votoj këtu” tha më tej kryeministri. Rama iu është referuar në këtë mënyrë Albin Kurtit, i cili në fushatën e fundit në Shqipëri erdhi në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër, si votoi vetë më 25 prill duke qenë sa ka pasaportën shqiptare. ©Lapsi.al



5 Comments

  1. Nuk ishte kunja e vetme. Ne konference nuk e vute re qe ne nje moment po luante rolin e nje zyrtari nga Brukseli qe i jepte keshilla Albinit qe mos te marri veprime ne veri pa u konsultuar me nderkombetaret se do perfundonte si me reciprokitetin, nderkohe qe po ta kishte si keshille te sinqerte , mund t’ia thoshte ne takim brenda dhe jo te bente teater jashte.

  2. Logjike! Bën sens – nje sllavofil ithtar i Mugoshes e Popovicit, vella i deklaruar i Vucic ‘nuk ikka pa sulmuar kryeministrine Kosoves’!!!!
    E kunderta do te duhej te na habiste!

  3. “Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *