• |
ide | kryesore

Rama sulmon BE-në në Prishtinë për vizat: S’lëvizni lirisht se Evropa nuk mban fjalën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët e Prishtinës theksoi se BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhe. Sipas tij kosovarët nuk lëvizin lirisht në vendet evropiane sepse BE nuk mban fjalën.

“S’do isha marrë me politikë po të mos ishte historia e ndërthurur, se mendoja që unë një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikë kam pas vath në vesh, kam pas dhëmbët origjinale se këto që janë, janë të prodhuara nga dentist, kam pas flokë më shumë se të gjithë ju, sot me dasht me zgjat s’kam ca me zgjat. Shumë vite më parë rrodhën gjërat dhe jeta është ajo që ndodh ndërkohë që jemi duke bërë plane të tjera. E besoj 100% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e pafundme e riprodhimit të historisë është Ballkani i Hapur për ne sot si pjesë komplementare me rrugën e BE që nuk varet nga ne.

Kosova duhej të lëvizte lirisht prej disa vitesh. Jeni i vetmi që Aleanca Euro Atlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Ju nuk lëvizni se Evropa nuk mban fjalën. Ajo që thoni sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë siç i thanë të gjithëve që duhet të bëni këto detyra për të siguruar pasaportat. I bëri Kosova të gjitha. Tani ka dalë historia që Bullgaria do që Maqedonia të pranojë se në të shkuarën kanë qenë bullgarë. E bëjnë se kanë politikat e tyre. Sot BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhe. Sipas sondazheve duhet të veprojmë. Janë 27 palë zgjedhje të përgjithshme, vendore, rajonale brenda 4 vitesh, por për ne s’ka rrugë tjetër. Do e bëjmë Shqipërinë me Kosovën do i bëjmë shtete funksionale me standarde evropiane”, tha Rama.



4 Comments

  1. Partija ua ka cjerre ngahera masken imperializmit holandezo-belg!
    Rrofte Biroja, rrofshin Patronazhistet!

  2. Epo nxirr mesime o injorant politik Nuk shiten interesat kombetare per tu mburur se je lider reformator dhe po hap negociatat me BE.

  3. Polemike mbi veten. Ky njeri, qe eshte edhe shume mazokist, kerkon patjeter te “dale ne televizor”..pak rendesi ka si personazh pozitiv apo negativ, por vetem te dale ne kamera.

  4. “Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *