• |
ide | kryesore

Situata në veri të Kosovës/ Mesazhi i Vuçiçit që Rama e çoi në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Njësitet Speciale të Kosovës u vendosën në kufi që në ditët e para të trazirave, kur serbët vendosën barrikadat për të bllokuar pikat kufitare të Jarinjës dhe të Bërrnjakut. Reagimi erdhi pas hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave dhe kryeministri i Kosovës ka vënë në dukje se protestuesit serbë ishin të importuar në grupe të nxitur për të provokuar destabilitet.


Para se situata të përshkallëzohej, kërkesa e Vuçiç ishte e menjëhershme: të tërhiqeshin njësitet speciale të Kosovës nga zona e barrikaduar. Gjatë një vizite në Hungari, Vuçiç e artikuloi këtë kërkesë që në ditët e para të situatës që u krijua.


“Ne i kemi përmbushur detyrimet, ndërsa Prishtina jo, dhe kjo është më e rëndësishmja. Edhe Shën Pjetri të më telefonojë, nuk do të ma ndryshojë mendjen, pasi zgjidhja e vetme është tërheqja e njësive speciale, në të kundërt nuk ka dialog”, tha Vuçiç.

Përgjigjen për kërkesën e Vuçiçit e dha Albin Kurti që në fillim të javës, në një deklaratë në takimin me ambasadorët e vendeve të Quintit.

“Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar, njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre” tha Kurti.

Por ajo që habiti ditën e sotme, në vizitën e kryeministrit Rama në Prishtinë ishte se ai, pavarësisht se i dha të drejtë Kosovës për reciprocitetin e targave, përsëriti atje, të njëjtën kërkesë që kishte artikuluar Vuçiçi, për tërheqjen e njësiteve speciale.

“Duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t’u siguruar se nuk cenohet siguria dhe rendi publik në momentin e shtrimit të problemit, të mos kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë” u shpreh Rama.

Kurti e ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë në të njëjtën konferencë. Ai ka përsëritur të njëjtën përgjigje që i dha Vuçiçit, se njësitet speciale do të vazhdojnë të qëndrojnë në kufi për të siguruar rendin dhe degradimin e situatës.

“Njësia speciale e Kosovës nuk është në Bërnjak dhe në Jarinje në mënyrë që të kënaqemi dhe t’i gëzohemi kësaj situate. Ata janë aty në detyrë dhe detyra e tyre është të mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitarë. Ne kemi mjaftueshëm indikacione që po të mos ishte njësia speciale e policisë së Kosovës në Bërnjakë dhe në Jarinje, policët tanë kufitarë dhe godinat aty do të ishin të rrezikuara seriozisht” tha Kurti.

Rama bëri një paralelizim të vendimit për të mbajtur njësitet speciale në kufirin verior të Kosovës me taksën 100% për produktet serbe, duke thënë se ka ardhur momenti që trupat të tërhiqen, përndryshe vendimi mund të kthehet në “boomerang”. Vizita e Ramës në Kosovë u karakterizua nga një gjuhë më e butë e kryeministrit të Shqipërisë përkundrejt politikanëve të Prishtinës, megjithatë pavarësisht fjalorit të zgjedhur dhe situatës delikate, edhe një herë tjetër Rama u pozicionua kundër qeverisë së Kosovës.©Lapsi.al

13 Comments

  1. Pirdh , pirdh o lapsi.
    As gomeret nuk po i hane me keto ferra qe prodhon cdo dite. (Po ju pelqejne me shume ferrat qe ju hedh Berisha.)
    Ju ka dale boja fare.
    Jeni bere per gjynah.

      1. Boo, cfarë dëgjuam dhe çfarë lexojmë te lapsi.
        Po si nuk e vranë Ramën në Kosovë? Edhe kto gjëra paska thënë?
        Si arriti Rama të largohej nga Kosova?
        Sigurisht do të jetë veshur si grua, me perçe….

  2. Kosova do ndahet. Soros I cili kontrollon tashme Shqiperine do implementoje planin. Nuk ka asnje qe ta ndali. Berishen e menjanuan dhe e kan detyruar te merret me te drejten e tij e vertetoje pafajesine . Pas dy vitesh e rehabilitojne sepse ska faj nderkohe as NATO as EU nuk do nderhyje. Shqiptaret nuk kane fuqi. Shpresa e vetme nese Berisha punon me Turqine. Dyshoj pasi ka frike meqe Erdogan nuk pyet per Biden mund te krijoje me shume probleme per familjen e tij. Kujtoni se pyet Amerika per korrupsion me Shqiperi, Afganistan apo Uganda? Nuk do t’ja dije . Berisha ishte pengese per planin. Amerikes I duhen Te korruptuarit se I komandon e perdor sipas interesave

  3. Rama dhe Vuçiç jane njerzit e Soros dhe ky i joni biles del hapur e nuk e fsheh. Te dy jane te rrezikshem dhe re pabese.

  4. Lideri Suprem me këtë deklaratë i bëri favor Vuçiçit, i kërkoi Albinit të tërheqi policinë si mënyrë për të ulur tensionet dhe për ti dhënë mundësinë Serbisë ta përdori në Bruksel si arsye për të thënë që Kosova po tensionon artificialisht situatën dhe ajo është fajtore e jo Serbia që ka shkelur të gjitha marrëveshjet dhe ka dërguar ushtrinë e saj në kufi.

  5. asnjë gjë qe sdihet, asnje gjë e re nga rama

    Beogradi thotë jam unë që vendos në kosovë

    rama po i sherben

    ça ka për tu çudit??

    rama ka 8 vjet që atakon kosovën, ndersa shqipërinë e ka rrjepur nga të gjithë anët

    tani do të emërojë dhe opozitën me lulush bibilushin

    për këtë duhet tu jemi falë 750 mijë të mbaruar socialiste që edhe bar hanë dhe të na rrojë kriekari

    750 mijë perverse.
    jetojne me 150 mijë lekë në muj skanë ilaçe kalamajt rrugëve të botës tu vujt tu lyp, kurva që mezi mbushin barkun dhe prapë votojnë kriekarin

    ketyre të ngordhurve të ps mund te kene kryetar edhe jenisherin gjuzin ver llapën zgjidh këdo , dhe ata e votojnë

    kjo është e keqja 750 mijë monolit masiv që voton në rrjesht, rama ëshyë fatkeqësia jonë por e keqja janë keta të pjerdhur nga trutë që e votojnë

    rama ndërkohë paratë palë palë nga 1998 e deri më sot me vule dhe firmë karta bianka për të vjedh , tall trapin me shqiptarët non stop

  6. jeni me shume se qesharake ju cecenet e lapsit qe beni te tilla shkrime Nipi i Hysni Kapos i lepin sumen malokut Berisha per nje honorar qesharak

  7. Ja dhe Narkomani me citjane, plera duke bere ndermjetsin per Vucic ne kurriz te Kosoves, dhe per te qeshur eshte fakti qe rilindasit e vegjel tru pjerdhur dikur i thonin Saliut ke lidhje me Sebine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu