• |
ide | kryesore

Ushtria serbe poziocionohet 2 km larg kufirit me Kosovën, vendosen 4 automjete të blinduara

-Instant, Lajme, Të fundit



Për 8 ditë me radhë, situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë. Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara në veri me Kosovën, të cilët janë pozicionuar më pak se dy kilometra nga zona kufitare. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tha se njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë.

Qeveria e Kosovës 8 ditë më parë nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës. Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.



5 Comments

  1. Gati jemi si nje trup i vetem, ejani po jau mbajti . Me besim ne Zot dhe Atdhe jemi gati te gjithe te flijohemi per Kosoven tone . Nje lufte e re e Serbise do te jete shkatrrimtare per popullin serbe. Zoti e shkatrrofte Serbine kete race te flliqur dhe te poshter

  2. @Komentuesve me siper, Juve ose nuk keni pare lufte , ose keni pare shume filma patetike me partizane. Qesharake!

    1. Pse EMU ti ke pare/provu lufte?Ty te tremb Lufta apo s’te pelqen urrejtja e natyrshme qe komentuesit me siper kane (kemi, se po shtoj dhe veten ketu) ndaj serbeve?…
      Ne lidhje me lajmin, ushtria serbe le te pozicionohet edhe 2 cm larg kufirit sa her ete duan, mund te trembin ndonje lepur, por nuk trembin as zogjte aty afer, e jo me shqiponjat. Ata le te harxhojne nafte kot , me tankset dhe avionet sovjetike, e pane qe nuk tremben asnjeri,e aq me pak te na shkoje mendja per dorezim. Levizja e Albinit , ua hoqi masken cetnikeve dhe kryecetnikut Vucic,para nderkombetareve, u dha mesim njehere e mire qe Veriu kurre sdo ndahet,keshtu qe me mire te zgjohen nga gjumi, si dhe e ri-konfirmoi edhe njehere qe Minishengeni ka vdekur(sa me pare ta kuptojne dhe te heqin dore nga Minishengeni te gjithe, aq me mire).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *