• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia britanike arreston shqiptarin për vrasjen e mësueses 28-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia britanike ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar si të dyshuar të përfshirë në vrasjen e një mësueseje në një shkollë fillore në Beckenham pak ditë më parë. Viktima është Sabina Nessa një vajzë 28-vjeçare që u gjet e goditur pas koke në një park e mbuluar me gjethe.

I arrestuari është identifikuar nga mediat britanike si Koçi Selamaj, i aktivizuar si shpërndarës picash. Shqiptari u arrestua në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas fqinjëve ai njihej si një njeri i qetë dhe që nuk kishte asnjëherë probleme.

Mediat shkruajnë se shqiptari është identifikuar në zonë nga pamjet e kamerave të sigurisë në momentin e krimit. Ai është personi i tretë që ndalohet për këtë vrasje pasi më herët 2 të arrestuar u liruan. Mbeten ende të paqarta rrethanat e krimit dhe motivet. ©LAPSI.al

Sabina Nessa, 28, originally from Bedfordshire, disappeared on September 17 as she left home to meet a man for a first date at a local pub and her body was found the following afternoon Ms Nessa's family, including a woman understood to be her sister Jebina, visited the scene where the primary school teacher was allegedly murdered to look at the hundreds of tributes left in her memory

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *