• |
ide | kryesore

Vuçiç nuk pranon propozimin e ambasadorëve për zgjidhjen e situatës në veri

-Instant, Lajme, Të fundit

Ka përfunduar në Beograd takimi mes presidentit  Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorëve të Quint-it. Mësohet se në këtë takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.


Takimi filloi në orën 13:00 dhe morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe si, dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian.


Ambasadorët i ofruan Vuçiçit një propozim për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Por ky propozim nuk është pranuar nga presidenti serb. “Ishte kërcënim dhe fakt i kryer,” mësohet të ketë thënë Vuçiç.

6 Comments

  1. Projekti serb “Mini Shengeni Ballkanik” synon të përlasë Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë me Kosovën. Drejtuesit e interesave serbe dhe ruse në Tiranë dhe Shkup janë përfshirë në mënyrë aktive në këtë plan për destabilizimin e rajonit. Kjo thuhet në një deklaratë të Platformës Kombëtare Bullgare / BNP / me rastin e përshkallëzimit të tensionit mes Serbisë dhe Kosovës.

  2. Na plasi kari o Vucic.

    Juve do ju qihet motra dhe me keq se deri tani dhe asgje nuk beni dot.

    Shyqyr qe ndodhi kjo ngjarje qe te bjeri poshte projekti i open Balkans.

  3. “Platforma kombëtare bullgare është e shqetësuar për tensionin në rajonin e Ballkanit Qendror. Në zemër të këtij problemi është fakti i papërgjegjshëm se horizonti gjeopolitik ballkanik ka karakteristikat dhe interesat e veta specifike. Mendojmë se përfshirja mekanike e tij me termin e gjerë “Balkani Perendimor” jo vetëm që nuk çoi në zgjidhjen e problemeve, por as nuk i zbuti ato, gjë e cila krijon konflikt ciklik të eskalimit të tij.
    Një manifestim tjetër i një tensioni të tillë vërehet sot në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, i cili lidhet me përpjekjen e realizimit të idesë serbe për “Mini Shengenin Balkanik” të mbështetur nga Kremlini. Qëllimi i këtij projekti është konfrontimi i Shqipërisë me Kosovën dhe Maqedonia e Veriut me Bullgarinë.
    Drejtuesit e interesave serbe dhe ruse në Tiranë dhe Shkup janë përfshirë në mënyrë aktive në këtë plan për destabilizimin të rajonit. Si rezultat i kësaj sot Kosova është e kërcënuar nga agresioni serb e mbështjellë me një mitologji që nuk ka asnjë lidhje me realitetin, të paktën përsa i përket pjesësës më të madhe të Kosovës.

    Situata kritike e sotme u bazohet në gabimet serioze të politikës së jashtme, siç janë:

    1. Integrimi i përshpejtuar evropian i Malit të Zi ende nuk ka filluar;

    2. Shqipëria duhet veçuar nga paketa e përbashkët e negocimit për integrimin evropian ku është bashkë me Maqedoninë e Veriut;

    3. Nuk është bërë një analizë e thelluar e ekspansionizmit serb, ndikimit në prapaskenë dhe mekanizmave për manipulim në rajon.

    Për të kapërcyer të gjitha këto, Platforma Kombëtare Bullgare këmbëngul:

    1. Të bëjë një analizë të thelluar të faktorëve destabilizues në Ballkan dhe, në veçanti, të mbështetjes së tyre të politikës së jashtme dhe territorit modern.

    2. Marrja e një vendimi politik për të mbështetur dhe përshpejtuar vërtet integrimin evropian të Malit të Zi.

    3. Shqipëria të veçohet nga paketa e negociuar për integrimin evropian me Maqedoninë e Veriut dhe të fillojë negociatat e pavarura me KE.

    4. NATO dhe KE të ndihmojnë Shkupin në reformimin dhe tejkalimin e trashëgimive totalitare, ideologjike dhe kriminale të epokës jugosllave;

    Etj..

    1. Shume interesant ky informacion. Bravo qe e publikove…Ne vend te Minishengenit duhet te krijohet sa me pare Aleanca Ballkanike. Shqiperi-Kosove-Kroaci-Hungari-Bullgari-Maqedoni-Mal i zi-Bosnje kunder Serbise. Ky eshte interesi shqiptar dhe jo Minishengeni

  4. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet përfundimisht para pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (KE). Kjo u tha nga kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Sipas saj, “para kësaj, të gjitha çështjet e hapura që lidhen me integrimin evropian të vendit” duhet të zgjidhen përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu