• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan/ Makina i pret rrugën trajlerit, ndërron jetë 64-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit. Sipas policisë, drejtuesi i një mjeti tip“Benzi” i ka prere rrugën një trajleri dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov.


“Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu