• |
ide | kryesore

Arbitrat italiane paralajmërojnë Mourinhon: “Teatër i papranueshëm, do jemi të rreptë”

-Instant, Sport



Sjellja e José Mourinho në derbi i ka tërbuar drejtuesit e arbitrave. “E papranueshme”, “nuk duhet të përsëritet”, “ne do të jemi shumë të rreptë”. Komentet, siç tregohet nga ‘Il Messaggero’, të mbledhura mes konsideratave të krerëve të arbitrimit pas spektaklit të Special One, performanca e të cilit është përcaktuar si një “teatër”. Drejtuesit e AIA-s (Shoqata italiane e arbitrave) kanë patur pakënaqësi edhe për arbitrimin e Guidas, që duhet ta kishte përjashtuar trajnerin portugez.

Në dritën e komenteve dhe sjelljes më të fundit të Mourinhos gjatë derbit, dizenjatori Rocchi u kërkoi gjyqtarëve të tij që të përdorin ashpërsinë më të madhe, duke filluar nga ndeshja tjetër, siç ndodhi për Gasperinin në javët e mëparshme. Ajo që ndodhi të dielën nuk do të tolerohet më.

Gjithashtu sipas rindërtimit të gazetës romane, dueli shumë personal mes Mourinhos dhe zyrtarëve të ndeshjes kishte filluar që në nxemje dhe ishte ndezur në rastin e penalltisë së munguar ndaj Romës për faullin e Hysajt ndaj Zaniolos, një episod që për më tepër, përfundoi duke shkaktuar 2-0 në favor Lazios. Pak rëndësi ka për portugezin që lojtari i tij mund të ishte pozicion jashtë loje, siç mund të lexohet nga buzët e Guidës. Që nga ai moment, José luajti ndeshjen e tij shumë personale me gjyqtarin dhe zyrtarin e katërt Di Bello, një ndeshje që arriti një tjetër kulm në minutën e 53-të, kur Leiva, me një karton të verdhë, duke kërcyer hapi krahun ndaj Mkhitaryan, me një dinamikë të ngjashme (por jo e njëjtë) me atë që çoi në kartonin e kuq për Pellegrinin në minutën e 90 të Roma-Udinese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *