• |
ide | kryesore

Artan Hoxha hedh dyshime për vetëvrasjen e 21-vjeçarit që ekzekutoi policin në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Hoxha



Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se Aldi Rama, 21-vjeçari që ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha nuk ka dashur të vrasë veten. I ftuar në studion e “ABC”, Hoxha tha se Rama ka një plumb në cepin e ballit dhe se këtë plagë mund t’ja ketë shkaktuar vetes aksidentalisht. Gazetari shtoi se Rama është gjetur në një zonë ku kishte gjurmë rrëshqitjesh, gjë që sipas tij tregon se 21-vjeçari është rrëzuar dhe në mënyrë aksidentale ka plagosur veten.

“Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Nuk është zonë që qëllojnë veten personat kur bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Policia nuk e ka ditur se ai kishte ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja,” – tha Hoxha ndër të tjera.

Aldi Rama ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Ai u kap pas gjashtë orësh kërkime dhe rrethimi nga forcat RENEA pas largimit nga vendi ku vrau oficerin Saimir Hoxha.



3 Comments

  1. Ik pirdhu pacavure gazetar, nese e kane qellyar mire ja kane bere. Nje barbon me pak. Mori nje jete. Mjer ai qe iku dhe familja qe la pas

  2. Po tani cfare do thuash ishte siperfaqesore plaga apo ballore ,ke gjithe kohen qe mashtroni njerzit duke bere publike perfundime qe edhe ata qe hetojne dhe jane expert mendojen dy here para se te shprehen. Nuk mbarron llumi dhe kazanet ne kete vend ,thote mire kazan ai i gjati keta jane me keq akoma jane super kazan ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *