• |
ide | kryesore

Champions/ Derbi i Sheikëve dhe milionave të tyre: Al Khelaifi me Messi-Mbappe-Neymar e Mansour me Guardiola e Grealish

-Instant, F1, Sport



Ndeshjet e dyta të katër grupeve të para të Champions League ofrojnë përplasje interesante e ndeshje për të mos u humbur. Hapat fals të bëra nga skuadrat që kanë pretendime, jo vetëm për kualifikimin, por edhe për vendin e parë në grupe, bëjnë që për ta sfidat e këtij raundi të jenë absolutisht për të mos u humbur. Kjo vlen në radhë të parë për PSG, që pas barazimit në Belgjikë do të presë në Parc des Princes kundërshtarin më të fortë, Manchester City.

Në derbin e ‘sheikëve’ aty ku nuk janë kursyer milionat e eurove me objektivin e qartë trofeun e Champions luhet më shumë se thjesht 3 pikë. Një fitore e Citizens të Sheikh Mansour do të ishte praktikisht siguri e vendit të parë, duke qenë se PSG do të mbetej 5 pikë prapa. Por në anën tjetër nëse skuadra e katariotit Al Kheklaifi, që ka sjellë vetëm në verë Messi, Ramos, Donnarumma e Hakimi, për tia bashkangjitur Mbappe e Neymar, triumfon, atëherë për vendin e parë do të kandidohen parisienët, duke I dhënë edhe një mesazh të fortë kompeticionit. Skuadra e Pochettinos duhet të fitojë me cdo kusht për ti marrë vendin e parë anglezëve, që vijnë nga shpartallimi që i kanë bërë në Etihad Leipzig. Cështja është se në përballjen mes gjermanëve e Brugge, dy skuadra që ishin të destinuara të luanin për dy vendet e fundit të grupit, një prej tyre mund të jetë vërtetë shqetësuese për PSG në rast se në ndeshjen e dytë francezët nuk fitojnë, e as më keq humbasin përballë Guardiolës.

Grupi B që është edhe grupi i hekurt prodhon sfida të paparashikueshme, gjë që bën që edhe situata e renditjes të jetë e palexueshme. Liverpool ka siguruar fitoren e parë përballë Milan, por tani duhet të udhëtojë në Dragao ndaj një skuadre që ja bëri jetën të vështirë kampionëve të Spanjës, madje ishte Porto skuadra më pranë fitores. Anglezët duhet të ruajnë statusin e forcës së parë të grupit, por në anën tjetër dy skuadra me 1 pikë, mund të bëjnë që Milan i vendit të fundit, me një fitore ndaj Atletico Madrid, të katapultohet në vendin e dytë. Kuqezinjtë do të dëgjojnë për herë të parë pas 7 vjetësh në San Siro himnin e Champions, duke u përballur me skuadrën e fundit që kishin përballë atëherë. Për Simeonen një tjetër test i vështirë kundër skuadrës së Piolit, por ishte kuptuar që në short se do të ishte kështu.

Ajax, pas goleadës ndaj Sportig në debutimin në Grupin C kanë mundësinë ta ruajnë kryesimin, kur përballë të kenë Besiktas. Turqit janë mundur ngushtë nga Dortmund, por një disfatë e dytë do të thoshte se cështja kualifikim mbyllet këtu. Në ndeshjen tjetër gjermanët do të mbështeten në murin e verdhë për të rrëmbyer një tjetër fitore ndaj portugezëve, që me atë që treguan në prezantimin e parë, vështirë se mund ti krijojnë probleme kundërshtarit.

Inter duhet të ngrihet menjëherë në këmbë pas humbjes me Real, edhe për të evituar tabunë e viteve të fundit. Shakhtar nuk sjell kujtime të mira, por zikaltrit duhet medoemos të fitojnë për të mos komplikuar kualifikimin, në kohë kur Sheriff me tre pikë e skuadra më pa eksperiencë në Champions, do të sfidojë atë me më tepër në Madrid.

Europe – UEFA Champions League

Group A
PSG                             21 : 00 Manchester City
RB Leipzig                 21 : 00 Club Brugge
Group B
Porto                           21 : 00 Liverpool
AC Milan                    21 : 00 Atletico Madrid
Group C
Ajax                             18 : 45 Besiktas
Borussia Dortmund 21 : 00 Sporting Lisbon
Group D
Shakhtar Donetsk    18 : 45 Inter Milan
Real Madrid              21 : 00 Sheriff



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *