• |
ide | kryesore

Demi Lovato habit me deklaratën e saj: Kam pasur një takim të këndshëm me alienët

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Demi Lovato ka habitur së fundmi fansat me deklaratën e saj.

Në një intervistë për E!  News, Daily Pop, këngëtarja deklaroi se si dikur kishte pasur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree, Kaliforni.“Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.“,u shpreh Demi. Gjithashtu, Lovato zbuloi se më 30 shtator do të publikohet emisioni i saj “Unidentified With Demi Lovato” ku këngëtarja së bashku me mikun dhe motrën e saj do të flasin për alienët, intervita me dëshmitarë të cilët kanë parë gjithashtu, ekspertë si dhe do paraqesin dokumenta që zbulojnë të vërtetën rreth tyre.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *