• |
ide | kryesore

“Instagram Kids” përfundon pas kritikave të shumta

-Instant, Stil

Pas reagimeve të forta nga përdoruesit dhe ligjvënësit, “Facebook” ka njoftuar se po ndalon projektin e tij “Instagram Kids” .


Më herët, shefi i “Instagram”, Adam Moseri është shprehur se aplikacioni është për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.


“Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët,” tha kompania.

Mbyllja e këtij projekti erdhi si rezultat i një studimi të fundit të botuar në “Wall Streat Journal” ku u arrit në konkluzionin se “Instagram” po krijon mënyra të reja për të dekurajuar përdoruesit që të fokusohen në pamjen fizike.

Sipas studiuesve të “Facebook” ata kanë zbuluar herë pas here se kjo platformë është toksike, veçanërisht për vajzat adoleshente.

Përgjatë 3 viteve të fundit janë kryer mjaft studime mbi mënyrën si aplikacioni ndikon në miliona përdorues të rinj.

Sipas hulumtimeve platforma mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe imazhin e trupit.

“Një në tre vajza adoleshente i përjetojnë keq çështjet e imazhit të trupit” , u shpreh një studiues për “The Journal”.

Studiuesit thanë se veçanërisht Instagram-i ndikon negativisht tek adoleshentët kur bëhet fjalë për “krahasimin social” kur përdoruesit e këtij rrjeti përqendrohen në aspekte si pasuria, pamja ose suksesi.

“Ne jemi optimistë me kujdes se këto shtytje do t’i ndihmojnë njerëzit të drejtohen drejt përmbajtjes që i frymëzon dhe i lartëson ata, dhe në një masë më të madhe, do të zhvendosë pjesën e kulturës së Instagram që fokusohet në atë se si duken njerëzit”, thanë studiesit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu