• |
ide | kryesore

Kultivuesit e kanabisit vrasin policin, baba i dy fëmijëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



21 vjeçari-Aldo Rama u kap pas 5 orëve kërkime në Lagunën e Vainit, pas një operacioni të forcave speciale në Ishull-Lezhë. Saimir Hoxha është polici që ka mbetur i vrarë në lagunë. Polici, baba i dy fëmijeve ka qenë pjesë e një grupi policësh që kishin dalë për patrullim për të kontrolluar nëse në lagunë ishte kultivuar kanabis, por sapo i janë afruar Ramës ky i ka qëlluar menjëherë.

Ngjarja e rëndë nisi me plumbin fatal që qëlloi Saimir Hoxhën në orën 10:30 në zonën e kenetës “Laguna Vain”. Zyrtarisht policia nuk ka dhënë një shpjegim se përse gjendej polici Saimir Hoxha dhe kolegët e tij paraditen e sotme në Vain. Një version i raportuar në media është ai që policët u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelat e drogës në këtë zonë dhe një version tjetër është ai që uniformat blu ishin në kërkim të Xhulio Vokrrit i cili në datë 17 shtator kishte plagosur në Manati të Lezhës, Paulo Bushin.

Në rrugën e kënetës, policëve u ka dalë para makina e 21 vjecarit Aldi Rama, i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë. Sapo policët i kërkuan të ndalonte, ai shtiu me armë në drejtim të oficerit Saimir Hoxha dhe u largua me shpejtësi në mes të pyllit.

Fatkeqësisht pumbat ishin vdekjeprurës për policin Saimir Hoxha. Babai i dy fëmijëve, mori një plumb fatal në krah të majtë të zemrës dhe megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetojë. Policia vuri si shpërblim për këdo që dërgonte informacion mbi vendodhjen e autorit, 20 mijë euro.

Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë. Gjatë ndjekjes së 21 vjecarit, ky i fundit qëlloi me armë në drejtim të helikopterit të RENEA-s. Rrethi i kërkimeve është ngushtuar me kalimin e orëve dhe forcat speciale e kanë gjetur Aldi Ramën rreth orës 16.00 në mes të kënetës. Thirrjeve për t’u dorëzuar ai u është përgjigjur me të shtëna armësh, deri kur policia tha se ai qëlloi veten për t’u vetëvrarë.

Pasi është gjetur në kënetë, 21-vjeçari është transportuar me ambulancë për në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Aldo Rama 21-vjeç. Ai ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sakaq, disa persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në Komisariatin e Lezhës për t’u marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

“Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja”, njoftoi policia.

Saimir Hoxha baba i dy fëmijëve ishte nga Puka dhe prej vitesh punonte si efektiv policie në Lezhë dhe në Shëngjin. Ai dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kunë-Vain ku dhe u qëllua me armë zjarri, kultivohej lëndë narkotike.



7 Comments

  1. nga nje ane ketyre policeve mire tu behet. E dine shume mire se me cfare merret gjithkush, por ne vend qe ti kapin rrine, hane e pine me ta, u vene gjoba apo bashkepunojne. Policia jone e ka me te lehte te kape ndonje gjynafqar qe rregullon catine apo parkon ne trotuar, sesa te fortet qe shesin droge, terrorizojne banoret dhe zene gjithe parkimet e lagjes. Keshtu qe heret apo vone do tu bjere ne koke ai gur qe hedhin perpjete

  2. Kjo është punë e qeverisë kriminale o popull idiot a këtë e doni ju a derrra që të vriten njerës pë shkak të drogës se weverisë muteee

  3. Policua ne Shqiperi eshte shume ndyre dhe injorante. Shqiptareve ju bejne pordhe dhe te huajve ju lepijne kembet. Ky mire ja ka bere ketyre rrobqirave por ata e kane qelluar dhe tani thone eshte vetvrasje.Kjo ngjarje eshte e njejta si me Klodianin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *