• |
ide | kryesore

Meta për vrasjen e policit në Lezhë: Autorët sa më parë para drejtësisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes së policit ditën e sotme në krye të detyrës, Saimir Hoxha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i tronditur nga ngjarja, teksa nxit organet ligjzbatuese për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen e autorëve.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Ishull Lezhë dhe sipas policisë autori i dyshuar është një 21-vjeçar me precedent të mëhershëm penal.

“Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor. Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!”– shkruan Meta.



3 Comments

  1. mir bere qe fole. po per problemin kosove-serbi si nuk the nje llaf o patriot dy-leksh, ti qe ben shqiponjen nga mengjesi deri ne dark, o varikars, cop muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *