• |
ide | kryesore

Ministri i serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë aty ku nuk duhet

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviç, ka pranuar se ushtria serbe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në veri të Kosovës, por ka shtuar se kjo vlen për territorin deri në vijën kufitare me Kosovën.


Siç ka shpjeguar ai, gatishmëria vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por se nuk hyjmë askund ku nuk duhet të hyhet”.


Për TV Pink ai ka thënë se gatishmëria dhe shtimi i prezencës në kufi me Kosovën është “kryesisht mekanizëm parandalues”.

“Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush s’na tregon çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria s’ka hyrë askund ku nuk duhet të hyjë”, ka thënë Stefanoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu