ABC ka siguruar pamjet e momentit ku 21-vjeçari që ekzekutoi policin në Lezhë, sillet tek spitali i Traumës. Aldi Rama disa orë pas ndjekjes nga RENEA dhe FNSH, tentoi t’i japë fund jetë duke qëlluar veten me armë, por plumbi e fali dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
21-vjeçari është personi i cili dyshohet se qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha ku ky i fundit ishte në krye të detyrës ku kishte informacion për një parcelë me kanabis. Aldi Rama ishte sëbashku me dy të tjerë në makinën që ishte ndaluar nga patrulla e policisë. Në një moment 21-vjeçari ka hapur zjarr duke e qëlluar me një plumb në zemër efektivin e policisë Saimir Hoxha, ku gjeti vdekjen në vend.
Pas këtij episodi Aldi Rama tentoi të largohej dhe për disa orë iu fsheh forcave RENEA e FNSH. Pasi u rrethua nga policia, Aldi Rama qëlloi veten me armë ndërsa më pas u transportuar nga një ambulancë për në spitalin e Traumës.
Ah mor kafsh.o kafsh te zeza dhe te mjera. Zoti ju marrofte.