• |
ide | kryesore

Nisin punën komisionet parlamentare, PD do të jetë e pranishme fizikisht në sallë

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisionet parlamentare nisin sot punën, i pari është ai i Ligjeve që fillon në orën 10:30, i ndjekur nga Komisioni i Shëndetësisë në 11:00, për të vijuar më pas me Komisionin e Sigurisë, në 11:30 dhe në fund komisioni i Jashtëm në orën 13:30. Kuvendi ka njoftuar se disa prej tyre do të zhvillohen online, por deputetët e PD-së kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në komisione dhe “në zbatim të nenit a5 të rregullores, do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit”, njofton zyra e shtypit e selisë blu.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që puna e komisioneve parlamentare të vijojë online, por që u kundërshtua me forcë nga opozita. Demokratët argumentuan se formula e ndjekur deri më tani për shkak të pandemisë, vret parlamentarizmin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *